Pesë të vdekur nga përleshjet e dhunshme në Izrael

Bota

Pesë të vdekur nga përleshjet e dhunshme në Izrael

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 22:47

Vijon gjendja e rënduar nga protestat në Izrael ku janë regjistruar 5 viktima, ndërkohë që të plagosur kanë mbetur 14 të tjerë. Nga këta, katër të rinj humbën jetën në rripin e Gazes, gjatë përleshjeve me policinë.

Sipas autoriteteve, bëhet me dije se në demonstratë ishin mbledhur afro 200 palestinezë. Viktima e pestë u regjistrua në qytetin Hebron, pasi tentoi t’i merrte armën nga brezi një polici.

Këto episode kanë përshkallëzuar tensionin, duke provokuar protesta të tjera në shumë zona të vendit. Zëdhënësi i Policisë së Izraelit Mickey Rosenfeld, deklaroi se autoritetet po përballen me forca terroriste në shumë prej qytete kryesore.

“Kemi ngritur masa të rrepta sigurie në të gjithë vendin duke përfshirë qytetet e mëdha si Jerusalemi apo Tel Aviv. Gjendja është e tensionuar dhe po punojmë për të neutralizuar situatën.”

Kryeministri i vendit bëri me dije se zyrtarët e lartë të qeverisë e kanë të ndaluar që të lëvizin lirisht deri sa situata të normalizohet. Për t’u shqetësuar është fakti që përveç gazit lotsjellës dhe ujit me presion, policia ka përdorur edhe armët e zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat