Evropa mund t’u mbyllë dyert emigrantëve

Bota

Evropa mund t’u mbyllë dyert emigrantëve

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 22:20

Evropa mund të krijojë një sistem me roja bregdetare për të bllokuar kalimin e mëtejshëm të emigrantëve në Evropë.

Propozimi ka ardhur nga Ministri i Jashtëm Gjerman, Thomas de Maizere, i cili është shprehur se kontinenti i vjetër ka nevojë për mbrojtje të kufijve, duke qenë se strehimi i të gjithë azil-kërkuesve është i pamundur.

“Jam i sigurt që problem nuk do të zgjidhet nëse bllokohet hyrja në Gjermani apo në Austri. Mendoj se kemi nevojë që të përforcojmë kufijtë detarë. Kjo është gjëja më e mirë që mund të bëjmë. Duhet të ndihmojmë edhe vendet që janë stacioni i parë për emigrantët në rrugën e tyre për në Evropë. Një skuadër me roja bregdetare nga e gjithë Evropa mund të jetë zgjidhja e duhur”, ka thënë Thomas de Maizere.

Ky është propozimi i dytë që vjen nga zyrtarë të lartë evropianë për të frenuar ardhjen e azil-kërkuesve, pas bisedimeve me Turqinë, të cilës iu kërkua që të bllokonte kalimin e emigrantëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat