SHBA: Brucoshi ka shtënë në studentë dhe i është dorëzuar policisë

Bota

SHBA: Brucoshi ka shtënë në studentë dhe i është dorëzuar policisë

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 19:49

Sulmuesi që ka vrarë një dhe plagosi tre persona në Universitetin e Arizonës Veriore është brucoshi 18 vjeçar të cilin policia e ka arrestuar.

Stiven Jons ka nxjerrë revolen pas grindjes me disa studentë në parking dhe ka filluar të gjuajë

Tre studentët e plagosur kanë plagë të mëdha nga plumbat dhe janë duke u shëruar në spitalin dhe nuk bëhet e ditur gjendja e tyre.

Deri te të shtënat ka ardhë vetëm disa orë para se presidenti amerikan Barack Obama duhej ta vizitonte Rozeburg në Oregon që të takohet me familjet e nëntë njerëzve që janë vrarë në një kolegj javën e kaluar.

Deri më tani nuk është e njohur arsyeja e grindjes ka thënë shefi i policisë Gregori Foler. Jons me rastin e arrestimit nuk ka tentuar të ikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat