SHBA-ja pezullon programin e trajnimit të rebelëve sirianë

Bota

SHBA-ja pezullon programin e trajnimit të rebelëve sirianë

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 19:05

Shtetet e Bashkuara do të pezullojnë programin e trajnimit të rebelëve sirianë, lajmëruan sot (9 tetor) zyrtarët amerikanë.

Sekretari i Mbrojtjes, Ash Carter, tha gjatë një konference për shtyp në Londër se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë të përkushtuar ndaj trajnimit të forcave siriane kundra Shtetit Islamik, por për momentin po kërkojnë mënyra të reja për përmirësimin e programit.

“Nuk isha i kënaqur me përpjekjet e para, dhe kështu jemi duke kërkuar mënyra të ndryshme për të arritur objektivat tona strategjike. Kjo do të mundësojë forcat që ne trajnojmë të rimarrin territorin e pushtuar nga ISIS. Kemi hartuar një numër qasjesh të ndryshme me të cilat do të përpiqemi të ecim përpara”, tha Carter.

Ai shtoi se rreth kësaj çështjeje do të flasë edhe presidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat