Prerja e dorës: India kërkon sqarim nga Arabia Saudite

Bota

Prerja e dorës: India kërkon sqarim nga Arabia Saudite

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 18:13

Një grua nga India është dënuar rëndë nga punëdhënësi i saj në Arabinë Saudite, duke ia prerë dorën, pasi sipas tij, ajo kishte vjedhur në shtëpinë e tij.

Ngjarja e rëndë ka tronditur shtetin e Indisë, duke i kërkuar llogari për “aktin barba kundrejt qytetares së saj”. Këtë e potencoi në një konferencë për shtyp, ministrja e jashtme e Indisë,Sushma Svaraj. Ajo gjithashtu ka kërkuar edhe dënimin maksimal për agresorin arab.

Në Arabinë Saudite jetojnë rreth 1.4 milionë indianë, që kryesisht merren me punën e pastrimit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat