SHBA: Vritet një person dhe plagosen tre të tjerë në Univerzitet

Bota

SHBA: Vritet një person dhe plagosen tre të tjerë në Univerzitet

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 17:33

Një student në Arizona të SHBA-ve ka hapur zjarr ndaj kolegëve të tij në Northern Arizona University, duke vrarë një person dhe plagosur tre të tjerë. Sipas policisë amerikane, bëhet fjalë për një 18 vjeçar që tashmë është arrestuar.

Të shtënat janë dëgjuar rreth orës 1.20, në objektin e Northern Arizona University, afër Mountain View Hall. Përkundër tragjedisë, univerziteti nuk është mbyllur, ndërsa akoma nuk dihen motivet e ngjarjes dhe agresorit.

Ky akt vjen pikërisht një javë pas ngjarjeve të rënda në Oregon, ku Chris Harper vrau 9 persona dhe plagosi 9 të tjerë. Në SHBA ka rritje masive të shkëmbimeve të zjarrit mes civilëve, ku çdo ditë vdesin 60 persona dhe 30 tjerë kapen nga policia për keqpërdorim të armës./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat