Personalitetet përgëzojnë Kuartetin tunizian

Bota

Personalitetet përgëzojnë Kuartetin tunizian

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 14:09

Kuarteti i Dialogut Kombëtar të Tunizisë ka fituar Çmimin Nobel për Paqe 2015 për, siç është thënë, “kontributin vendimtar në ndërtimin e një demokracie pluraliste” pas revolucionit në vitin 2011.

“Tunizia përballet me sfida të rëndësishme politike, ekonomike dhe të sigurisë. Komiteti Norvegjez i Nobelit shpreson se çmimi i sivjetmë do të kontribuojë në ruajtjen e demokracisë në Tunizi”, ka thënë Kaci Kullmann Five, kryesuese e Komitetit të Nobelit.

Në mesin e të parëve që kanë përgëzuar fituesit, kanë qenë Kombet e Bashkuara.

“Kemi nevojë për shoqëri civile për të na ndihmuar që t’i çojmë përpara proceset e paqes”, ka thënë një zëdhënës i OKB-së në Gjenevë.

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Margot Wallstrom, ka thënë se çmimi është i merituar.

Ish-presidenti i Polonisë, Lech Walesa, njëherësh lauereat i Nobelit, ka thënë se çmimi është “shprehje e falënderimit për aktivitetin” e Kuartetit të Tunizisë.

Grupin e kanë uruar edhe personalitete të tjera.

Çmimi, i cili ka vlerën e gati një milion dollarëve, do të ndahet më 10 dhjetor në Osllo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat