Vritet gjenerali iranian në Siri

Bota

Vritet gjenerali iranian në Siri

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 12:39

Gjenerali iranian, Hussein Hamedani, është vrarë gjatë luftimeve përkrah ushtrisë siriane kundër ISIS, njoftojnë grupet për të drejtat e njeriut, transmeton Bota sot. Ai ka vdekur të Mërkurën mbrëma, gjatë luftimeve në Aleppo.

Irani është partneri kryesor i Assadit dhe sipas agjensive të huaja deri tani janë vrarë qindra ushtarë elitarë iranianë që luftojnë atje. Hussein Hamadai ka qenë ndër gjeneralët më të rëndësishëm iranianë gjatë luftës Iran-Irak të para 3 dekadave./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat