Armët vdekjeprurëse: Me këto raketa rusët po e shkatërrojnë Shtetin Islamik (Video)

Bota

Armët vdekjeprurëse: Me këto raketa rusët po e shkatërrojnë Shtetin Islamik (Video)

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 11:22

Raketat me rreze të gjata, 26 të tilla, të llojit SSN-30A, të hedhura nga një anije në Detin Kaspik kundër 11 objektivave në Siri, kanë shënuar një përshkallëzim të rëndësishëm të ndërhyrjes ushtarake të Vladimir Putinit në Lindjen e Mesme.

Raketat fluturuan gati 1500 kilometra në rrugën e cila për në Siri i kishte “dërguar” nëpërmjet Iranit dhe Irakut.

Këto raketa, me deri në 400 kilogramë eksplozivë, që shpërndahen rreth 40 kilometra nga objektivi, kanë një gjatësi prej 8.8 metrash dhe arrijnë një shpejtësi të lëvizjes deri në 3580 kilometrash/h.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, këto raketa janë shumë të sakta dhe të dizajnuara për të shmangur sistemin e mbrojtjes së armikut, si dhe të afta që të shkaktojnë dëme të mëdha.

Të enjten, një zyrtar amerikan tha se katër raketa që gjuajtura nga një anije ruse në Detin Kaspik kanë rënë në Iran, por pala ruse këtë informacion e ka mohuar menjëherë.

“Të gjitha raketat tona kanë goditur objektivin e tyre", ka thënë një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes ruse, Igor Konashenkov.

Kujtojmë, rusët kanë kryer sulme ajrore mbi objektivat rebele në Siri, me kërkesë të regjimit të Bashar al-Asadit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat