Aktivistët: Përkundër sulmeve ajrore ruse, IS-i avancon

Bota

Aktivistët: Përkundër sulmeve ajrore ruse, IS-i avancon

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 10:01

Aktivistët antiqeveri në Siri thonë se militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), i kanë okupuar disa fshatra afër qytetit Alepo.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, ka njoftuar sot se militantët e IS-it e kanë marrë kontrollin në fshatrat Tel Suseen dhe Tel Qarah, nga grupet e tjera, që luftojnë kundër qeverisë së presidentit, Bashar al-Assad.

Rami Abdulrahman nga ky observator ka theksuar se avancimi u bë pas sulmeve ajrore të Rusisë në Siri, për të cilat Moska thotë se synojnë goditjen kundër IS-it.

Zoti Abdulrahman tha se beson se vetëm 10% e sulmeve ajrore ruse i kanë qëlluar caqet e grupit militant, Shtetit Islamik.

Ministri i mbrojtjes i Francës, Jean-Yves Le Drian tha sot se “80 e deri në 90%” të sulmeve ajrore të Rusisë në Siri, kanë pasur për qëllim “sigurinë e Bashar al-Assadit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat