Kisha Ortodokse Ruse: Putini po bën luftë të drejt

Bota

Kisha Ortodokse Ruse: Putini po bën luftë të drejt

Nga: Arben Sylejmani Më: 9 tetor 2015 Në ora: 10:00

Kisha Ortodokse Ruse e mbështet Putinin në luftën që ai ka filluar në Siri. Sipas kësaj kishe, Rusia po e bën një luftë të shenjt në luftimin e terrorizmit.

“Lufta me terrorizmin është një betejë e shenjtë dhe sot vendi ynë është ndoshta forca më aktive në botë luftimin e tij”, ka thënë kreu u Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun i Kishës Ruse.

“Federata Ruse ka marrë një vendim të përgjegjshëm për përdorimin e forcave të armatosura për të mbrojtur popullin e Sirisë nga hidhërimet e shkaktuara nga arbitrariteti e terroristëve. Të krishterët janë duke vuajtur në rajon me rrëmbimin e klerikëve dhe shkatërrimin e kishave”, ka thënë më tej ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat