Franca rifillon sulmet ajrore kundër ISIS-it

Bota

Franca rifillon sulmet ajrore kundër ISIS-it

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 09:55

Franca filloi sot, gjatë orëve të para të mëngjesit, fushatën e dytë ajrore kundër pozicioneve të ISIS-it në Siri, njoftoi ministri francez i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian.

“Dy avionë tip ‘Rafale’ bombarduan një kamp trajnimi të ISIS-it”, deklaroi Le Drian.

”Objektivat e këtyre sulmeve u arritën”, shtoi ai për radion franceze ”Europe 1” duke theksuar se sulmet do të vijonin.

Dy avionët bombardues ”Rafale”, të cilët u ngritën nga Emiratet e Bashkuara Arabe, goditën një qendër trajnimi të ISIS-it në Raqa, bastion i organizatës terroriste, njësoj si në sulmet e para franceze të 27 shtatorit të kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat