Në ditët e ardhshme Rusia do të pësojë humbje në njerëz në Siri

Bota

Në ditët e ardhshme Rusia do të pësojë humbje në njerëz në Siri

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 22:21

Rusia do të pësojë së shpejti humbje në njerëz në Siri, pas angazhimit spektakolar ushtarak përkrah presidentit sirian, Bashar al-Assad, deklaroi sot sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter.

“Mendoj se në ditët e ardhshme, Rusia do të fillojë të pësojë humbje në njerëz”, konfirmoi Carter në një konferencë shtypi në selinë e NATO-s në Bruksel.

Zyrtari amerikan theksoi se Rusia ishte vendosur në anën e gabuar në Siri dhe i kërkoi presidentit rus, Vladimir Putin t’i bashkohej strategjisë amerikane për një Siri pa Assadin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat