Lavrov –Kerry bisedojnë për zhvillimet në Siri

Bota

Lavrov –Kerry bisedojnë për zhvillimet në Siri

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 19:38

Ministri i jashtëm rusë, Sergei Lavrov ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologune e tij amerikan, John Kerry, Raporton Reuters.

Ata kanë biseduar për zhvillimet në Siri dhe koordinim të aksioneve luftarake kundër ekstremistëve të të ashtuquajturit Shtetit Islamik.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se ka “përshkallëzim shqetësues” të veprimtarisë ushtarake ruse në Siri.

Duke folur para takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s, në Bruksel, Stoltenberg ka thënë se aleanca është e gatshme të vendosë forca në Turqi, nëse është e nevojshme, pasi avionët luftarakë rusë kanë shkelur hapësirën e saj ajrore.

Rusia ka nisur sulmet ajrore kundër caqeve rebele në Siri, më 30 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat