Gjermanët të lodhur nga refugjatët

Bota

Gjermanët të lodhur nga refugjatët

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 19:06

Në debatin e nxitur nga tabloidi më i madh gjerman, Bild, kanë marrë pjesë miliona komentues dhe votues gjerman, për të pëkrahur Angela Merkelin ose shefin e CSU-së Horst Seehofer.

Angela Merkel pati deklaruar se “ne mund t’ia dalim” në lidhje me fluksin e refugjatëve, ndërsa kryetari i partisë simotër të Merkelit, Seehofer, ka thënë se “nuk mund të presim më tepër refugjatë”.
Nga rezultatet e votimit, vetëm 14% mbështesin Merkelin dhe mbështetjen e saj ndaj refugjatëve, ndërsa 86% janë me mendimin e Seehoferit. Kjo tregon se gjermanët janë lodhur dhe duan ndryshime në lidhje me politikën ndaj refugjatëve./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat