Protestë kundër martesave me vajza minore

Bota

Protestë kundër martesave me vajza minore

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 16:33

Në veri të Pakistanit është mbajtur një protestë kundër martesave me vajza të vogla, duke i bërë thirrje qeverisë që të ndërmarr masa në këtë drejtim.

Praktika e shkëmbimit të vajzave të reja për nuse, për të zgjidhur problemet mes fiseve dhe familjeve, është veprim ilegal, por mbetet mjaft i përhapur në Pakistan.

Protestuesit kanë thënë se 1/5 e martesave në Pakistan, bëhen me vajza nën moshën madhore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat