OJQ Bellingcat: Rusia mund të ketë dorë në rrëzimin e aeroplanit MH17

Bota

OJQ Bellingcat: Rusia mund të ketë dorë në rrëzimin e aeroplanit MH17

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 15:13

Një Organizatë Joqeveritare në Britani ka publikuar një raport, në të cilin thuhet se sistemi raketahedhës rus ka goditur aeroplanin e kompanisë ajrore të Malajzisë, më 17 korrik 2014, dukë shkaktuar vdekjen e 298 udhëtarëve.

Organizata "Bellingcat" ka thënë se sistemi raketahedhës, i njohur si Buk, mund të gjurmohet që nga qyteti Kursk i Rusisë deri tek qyeteti Snizhne i Ukrainës, në pjesën e Donetskut, ku ka ndodhur tragjedia e aeroplanit MH17.

“ Ne i kemi analizuar të gjitha burimet e hapura përgjatë 18 muajve dhe duket mjaft qartë se ushtria ruse i kishte furnizuar me raketahedhës, e cila kishte goditur MH17," ka thënë drejtori i kësaj organizate Eliot Higgins.

Ai ka thënë se organizata Bellingcat i ka dërguar informatat tek autoritete përkatëse, për anëtarët e Brigadës 54, të cilët dyshohet se janë përfshirë në këtë rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat