Obama kërkon falje për sulmin në spitalin e Kunduzit

Bota

Obama kërkon falje për sulmin në spitalin e Kunduzit

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 20:24

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka kërkuar personalisht falje në emër të të gjithë amerikanëve, për sulmin ajror në spitalin e Kunduzit ku u vranë 22 veta dhe 37 të tjerë u plagosën, të gjithë civilë.

Ai këtë falje ua drejtoi presidentit afgan, Ashraf Ghani dhe kryetarit të mjekëve pa kufij, Joanne Liu. Shumë ekspertë ligjorë bombardimin amerikan e karakterizojnë si “krim lufte”, pavarësisht se ai mund të ketë qenë i gabuar. Nuk dihet akoma arsyeja e bombardimit të spitalit, ku mjekonte 400 pacientë, mes tyre edhe talebanë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat