Assadi fillon ofensivën tokësore ndaj rebelëve

Bota

Assadi fillon ofensivën tokësore ndaj rebelëve

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 11:35

Pas bombardimeve të qendrave të rebelëve nga Rusia në Hama dhe Idlib, ushtria siriane po drejtohet kah perëndimi i vendit në një ofensivë tokësore. Kjo konfirmohet nga grupe aktivistësh në Siri, njofton Der Spiegel, transmeton Bota sot.

Poashtu edhe sipas informacioneve të djeshme, rreth 40 grupe të ndryshme rebele kanë nënshkruar një dokument për të luftuar bashkarisht “aleancën ruse-iraniane” në Siri. Ushtarë elitarë iranianë dhe të Hizbollahut libanez, janë dokumentuar të vrarë në Siri, duke treguar se numri i tyre është shumë i madh.
Irani dhe Rusia janë mbështetësit kryesorë të regjimit të Assadit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat