Mjekët pa Kufi kërkojnë që sulmi në Kunduz të trajtohet si krim lufte

Bota

Mjekët pa Kufi kërkojnë që sulmi në Kunduz të trajtohet si krim lufte

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 11:17

Organizata humanitare Mjekët pa Kufi, ka kërkuar një mekanizëm të ri, i cili do të merrej me hulumtimin sulmit në spitalin e Kunduzit,në Afganistan, nga forcat amerikane.

Kjo organizatë ka thënë se nuk u beson hetimeve të brendshme ushtarake për sulmin, i cili la të vdekur 22 persona.

Komisioni Ndërkombëtarë Humanitarë Faktmbledhës, është themeluar në vitin 1991, nën Konventën e Gjenevës.

Komandanti amerikan i forcave ndërkombëtare në Afganistan, John Campbell, tha se sulmi ajror vdekjeprurës në një spital në Kunduz, ishte i gabueshëm.

Gjenerali Campbell tha se sulmi ajror ishte kërkuar nga forcat afgane, që kishin raportuar se ishin sulmuar nga talibanët.

Më herët, ushtria e Shteteve të Bashkuara ka pretenduar se kryengritësit kishin hapur zjarr kundër forcave amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat