Burkina Faso: Diendere akuzohet për krime

Bota

Burkina Faso: Diendere akuzohet për krime

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 10:43

Udhëheqësi i grushtshtetit, i cili zgjati vetëm një muaj në Burkina Faso, është akuzuar për krime, përshirë këtu edhe rrezikimin e sigurisë së shtetit, raporton BBC.

Gen Gilbert Diendere, i cili erdhi në krye të vendit, përmes grushtshtetit, pritet të dal para gjykatës.

Presidenti i përkohshëm Michel Kafando u rikthye në pushtet, dy javë më parë pas ndërhyrjes nga ushtria dhe udhëheqësit e vendeve të Afrikës perëndimore.

Njësia rojet presidenciale, e cila kishte përmbysur pushtetin, do të shpërbëhet.

Gjatë kohës së trazirave me dhjetëra persona janë vrarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat