Erdogan: Nuk lejojmë shkelje të hapësirës ajrore nga Rusia

Bota

Erdogan: Nuk lejojmë shkelje të hapësirës ajrore nga Rusia

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 20:07

Erdogan: Rusia do humb partneritetin me Turqinë

Gjatë një takimi në Bruksel, ku qëndron për vizitë dy ditore presidenti turk, Erdogan, është shprehur se Rusia do humb partneritetin dhe aleancën me Turqinë nëse vazhdon të sillet në këtë formë.

“Nëse Rusia humb një mik si Turqia, duhet të dijë se do humb shumë gjëra, qoftë edhe marrëdhëniet ekonomike,” tha mes tjerash Erdogan.

5% e prodhimeve ruse shiten në Turqi, duke qenë ndër partnerët kryesorë tregtarë të Rusisë. Për dallim që kjo e fundit nuk pret shumë eksporte nga Turqia.

Kjo vjen pasi aeroplanët rusë kanë dhunuar dy herë hapësirën ajrore turke./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat