Erë lufte në qiell: Detajet e rrezikshme të një përplasje

Bota

Erë lufte në qiell: Detajet e rrezikshme të një përplasje

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 19:13

Kohët e fundit, përplasjet në qiell mes avionëve rusë dhe atyre të NATO-s janë bërë të përditshme.

Por incidenti më i fundit ka një tjetër dimension: Një avion rus, sipas të dhënave të ushtrisë turke, jo vetëm ka hyrë në hapësirën e tyre ajrore, por ka kyçur në radarin e tij avionët turq F-16.

Kyçja në radarët e luftimit ose ndryshe vendosja në shënjestër e një avioni, është hapi i fundit përpara se të hapësh zjarr.

Për ta shpjeguar më qartë: në bordin e avionit radari funksionon në dy mënyra: E para, kërkimi, kur skanohet një pjesë e madhe e qiellit.

E dyta, ndjekja, kur skanohen vetëm objektivat individualë.

Në rastin e fundit, avioni që po shënjestrohet jep një sinjal alarmi.

Kjo do të thotë se pritet nisja e një rakete nga armiku.

Sipas Spiegel, NATO thotë se ky është një hap ekstremisht i rrezikshëm.

“Të vendosësh një avion në radarin e luftimit është absolutisht e pazakontë dhe një akt shumë armiqësor,” tha Marcel Dikov, një ekspert për sigurinë pranë Fondacionit për Politikën dhe Shkencat në Berlin.

Nëse një avion futet në hapësirën ajrore të një vendi, interceptorët vendosin fillimisht një kontakt radio.

Nëse kjo nuk funksionon, afrohen dhe japin shenja.

“Por nëse ndriçohen nga radari, atëherë kjo është këmbana e alarmit,” thotë Dikov.

Jo vetëm kaq, por avioni rus Sukhoi Su-30 i ka mbajtur në radarin e tyre për gjashtë minuta avionët turq, një kohë ekstremisht e gjatë.

Dikov thotë se kjo duket si loja e vjetër e Luftës së Ftohtë, kur kërkohej me sjellje agresive për të parë se si reagon pala tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat