​ISISI ka granatuar një hotel në Jemen, 15 të vdekur (Video)

Bota

​ISISI ka granatuar një hotel në Jemen, 15 të vdekur (Video)

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 18:49

ISIS ka marrë përgjegjësin për disa sulme me të vdekur në caqet qeveritare në Adena dhe të ushtarëve të vendeve të Gjirit.

ISIS nëpërmes Twiterit ka publikuar katër aksionet e tyre me ushtarë të vdekur nga Arabia Saudite, Emiratet dhe Jemeni.

Së paku 15 ushtarë, pjesëtarë të forcave të koalicionit në Jemen që udhëheqë Arabia Saudite kanë vdekur me rastin e granatimit të hotelit Kasr herët në mëngjes në qytetin Aden.

Në hotel gjendej kryeministri Khaled Bahah, por sipas fjalëve të ministrit për Rini dhe Sport të Jemenit Najef al Bakri, kryeministri ka dalë nga hoteli i palënduar dhe ndihet mirë.

Së paku tri granata janë gjuajtur në hotelin Al Kasr dhe njëra ka goditur hyrjen e hotelit ka bërë të ditur televizioni Al Arabia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat