​Mjekët pa kufij: Bombardimi i spitalit në Kunduz- krim lufte

Bota

​Mjekët pa kufij: Bombardimi i spitalit në Kunduz- krim lufte

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 16:43

Organizata “Mjekët pa kufij” ka deklaruar se supozon se bombardimi i spitalit në Kunduz në Afganistan ishte “krim lufte”.

Sekretari amerikan i mbrojtjes amerikane Ash Carter ka premtuar një hetim të plotë nëse ushtria amerikane ishte i përfshirë në sulmin ndaj spitalit në të cilin 22 njerëz u vranë , por paralajmëroi se do të marrë kohë për të mbledhur informacion , transmeton Reuters .

"Qeveria afgane në deklaratat e saj ka pohuar se forcat talebane kanë shfrytëzuar spitalin për të hapur zjarr ndaj forcave të koalicionit. Këto deklarata nënkuptojnë se forcat afgane dhe amerikane kanë vendosur të rrafshojnë spitalin , i cili ishte në funksionim të plotë , e cila është e barabartë me dhënien e krimeve të luftës , " ka thënë ajo.

Njëkohësisht Organizata e Kombeve të Bashkuara kanë deklaruar se të gjitha organizatat humanitare kanë lëshuar Kunduzin.

Në sulmin e aeroplanëve amerikanë në spitalin e “Mjekëve pa Kufij” në Kunduz të shtunën janë vrarë 22 persona ndërkaq organizat at humanitare këtë incident e kanë quajtur krim lifte.

Komandanti amerikan i forcave të koalicionit në Afganistan Jon Kempbel ka thënë dje se sulmet ajrore amerikane në spitalin Kundus është kryer me kërkesë të forcave afgane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat