Diskutohet për rritjen e dhunës në Afganistan

Bota

Diskutohet për rritjen e dhunës në Afganistan

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 16:04

Në një konferencë ndërkombëtare të sigurisë në kryeqytetin taxhik, Dushnabe, përfaqësuesit e Azisë Qendrore kanë diskutuar për çështjet e sigurisë, me të cilat po ballafaqohet rajoni.

Sulmi i fundit në Kunduz të Afganistanit, tregon për rritjet e dhunës në rajon.

Udhëheqësi i Qendrës për Hulumtime Strategjike të Taxhikistanit, ka thënë se ekstremistët e grupit Shteti Islamik, kanë shpenzuar 70 milionë dollarë për operacionet brenda Afganistanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat