Arrestohen 23 zyrtarë të partisë Rilindja Islamike

Bota

Arrestohen 23 zyrtarë të partisë Rilindja Islamike

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 14:27

Prokuroria taxhike ka konfirmuar se 23 zyrtarë të lartë të partisë Rilindja Islamike janë arrestuar, nën akuzën se kanë ndihmuar ish zëvendësministrin e mbrojtjes, gjatë një sulmi.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm ka thënë se këta zyrtarë akuzohen për terrorizëm, inicim të urrejtjes fetare dhe raciale dhe për tentim për të marrë pushtetin me dhunë.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe zëvendës shefa të partisë, përderisa lideri i partisë Muhiddin Kabiri, po qëndron në ekzil.

Më 29 shtator, Gjykata Supreme ka vendosur që Rilindja Islamike, është organizatë “ekstremiste dhe terroriste” dhe për këtë ka ndaluar veprimtarinë e saj.

Vendimi vjen pasi qeveria ka akuzuar partinë për organizim të sulmit, që ka ndodhur më 4 shtator, në një stacion policie, në Dushnabe ku kanë mbetur të vdekur 26 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat