NATO: Incidenti rus në Turqi nuk është i rastësishëm

Bota

NATO: Incidenti rus në Turqi nuk është i rastësishëm

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 11:29

NATO ka deklaruar se shkelja e hapësirës ajrore të Turqisë nga ana e Rusisë, gjatë vikendit “nuk duket si aksident,” raporton BBC.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se Rusia nuk ka dhënë “ndonjë shpjegim të vërtetë” pas dy incidenteve, të cila janë vlerësuar si të “papranueshme”

Rusia ka deklaruar se shkelja e parë ka zgjatur vetëm disa sekonda dhe është bërë nga moti i keq.

Priten deklarata rreth shkeljes së dytë, të hapësirës turke.

Rusia ka filluar sulmet ajrore në Siri, të mërkurën e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat