Konflikti izraelito-palestinez, Netanjahu: Jemi në luftë me terrorin

Bota

Konflikti izraelito-palestinez, Netanjahu: Jemi në luftë me terrorin

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 08:59

Konflikti izraelito-palestinez duket se po nxitet nga skena dhune që përngjajnë me ato të viteve 1987 dhe 2000, kur përplasjet mes palëve morën një revansh të madh.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, u zotua se do të ndërmarrë një “ofensivë të ashpër” kundër dhunës palestineze, teksa ai u kthye nga Nju Jorku në Jeruzalem, për t’u përballur me përshkallëzimin e konfliktit gjatë ditëve të fundit.

Katër është bilanci i të vdekurve gjatë së shtunës në dy sulme, njëri prej tyre në Bregun e Perëndimor dhe tjetri në qytetin e vjetër të Jerusalemit. Përpara një takimi me zyrtarët e sigurisë, me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, Netanjahu u zotua se do të marrë masa kundër terrorizmit palestinez islamik. Ai shtoi: “Ne jemi në një luftë të hapur kundër terrorit”.

Sipas analistëve izraelitë, kjo situatë flet për kërcënimin e një kryengritje të tretë, pasi është evidente pakënaqësia e palestinezëve, të cilët godasin me mjete të forta dhe hedhin bomba lotsjellëse, ndërkohë që nga ana tjetër përballen me izraelitët që i janë përgjigjur dhunës me plumba.

Situata po përshkallëzohet edhe pse presidenti deri tani palestinez Mahmoud Abbas ka parandaluar skenarë të tillë që mund të sillnin përplasje me Netanyahun.

Shqetësim për marrëdhëniet e nxehta mes Izraelit dhe palestinezëve ka shfaqur edhe Berlini, ku kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka bërë ftese kryeministrin Benjamin Netanjahu për të vizituar Berlinin ditën e enjte. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane Martin Schaefer u shpreh se rikthimi i konfliktit nuk është në interesin e askujt, ndaj sipas tij, bisedimet duhet që të përfundojnë me masa konkrete, të cilat do të parandalonin përplasjet mes dy popujve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat