BE-ja dhe Turqia diskutojnë për krizën e migrantëve

Bota

BE-ja dhe Turqia diskutojnë për krizën e migrantëve

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 07:34

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe liderët e vendeve të Bashkimit Evropian, kanë diskutuar për gjendjen në Lindje të Mesme dhe krizën e migrantëve.

Vendet e BE-së kanë kërkuar nga Turqia që të bëjë më shumë në ndalimin e migrantëve që vinë në Bashkimin Evropian.

“Është e padiskutueshme që BE-ja duhet t’i menaxhojë më mirë kufijtë e saj. Ne presim që një gjë të tillë ta bëjë edhe Turqia,” ka thënë Presidenti i BE-së, Donald Tusk.

Por presidenti turk ka insistuar se vendi i tij po e bartë problemin e dy milionë migrantëve nga Siria, dhe ka kërkuar që Evropa, të bëjë më shumë në këtë drejtim.

Vizita e Edoganit, vjen pas deklaratave se Gjermani mund të pres deri në 1.5 milionë migrantë gjatë këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat