Sulme të Irak. Vdesin 36 persona

Bota

Sulme të Irak. Vdesin 36 persona

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 20:42

Së paku 36 njerëz kanë humbur jetën sot në disa sulme të ndara në Irak, kanë thënë zyrtarë të policisë.

Sulmi i parë ka ndodhur në qytetin Khalis, 80 kilometra verilindje të Bagdatit, duke lënë të vrarë 15 persona.

Sulmi i dytë ka ndodhur në qytetin Al Zubair, 15 kilometra në jugperëndim të qytetit Basra,duke lënë të vdekur 10 persona tjerë.

Edhe një sulm tjetër ka ndodhur në Bagdat duke lënë të vdekur 12 persona dhe dhjetëra të plagosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat