​Air France heq 3 mijë persona nga puna, punëtorët i grisin rrobat menaxherëve (Foto)

Bota

​Air France heq 3 mijë persona nga puna, punëtorët i grisin rrobat menaxherëve (Foto)

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 20:35

Menaxherët e Air Francë kanë qenë të detyruar të largohen nga selitë e kompanisë pasi ata u sulmuan nga një turmë punëtorësh të cilët u hoqën nga puna.

Menaxherët kanë dalë nga kompania me rroba të grisura. Qindra persona të nevrikosur kanë sulmuar ndërtesën e Air Francë në Aeroportin Ndërkombëtar Charl De Gol, në afërsi të Parisit, pas planit të kompanisë për të shkurtuar 2900 vende pune këtë të hënë (5 tetor).

Dy shefat ekzekutivë, Xavieer Broseta, zv.president i Burimeve Njerëzore dhe Pierre Plissonnier, shef i fluturimeve të gjata të Air France, kanë dalë nga turma e njerëzve me këmisha të shqyera.

Pak përpara sulmit , Broseta dhe Plissonnier kishin paraqitur planin drastik për prerjen e 2900 vendeve pune. Shkurtimet përfshijnë 1700 persona nga personeli i terrenit, 900 nga ekuipazhi i kabinës dhe 300 pilotë, si pjesë e përpjekjeve për të ulur kostot, thanë dy burime sindikatash.

Air France gjithashtu konfirmoi për të hequr 14 aeroplanë nga kompania e saj e fluturimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat