​Erdogan: T’i thyhet shpina terrorizmit

Bota

​Erdogan: T’i thyhet shpina terrorizmit

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 19:31

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka thënë se Turqia është e gatshme në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, se si t’ua thyejnë shpinën terroristëve të ISIS-it por edhe kurdëve separatistë.

“E ardhmja e BE-së nuk mund të mendohet pa Turqinë”, ka thënë Erdogan pas takimit me presidentin e Komisionit Evropian Donald Tusk duke shtuar se anëtarësimi i Turqisë në BE mbetet qëllim strategjik i shtetit të tij.

Ai është pajtuar se ka bashkëpunim të vështirë mes Brukselit dhe Stambollit në zgjidhjen e krizës së refugjatëve dhe luftës kundër terrorizmit, për të cilin tha se duhet “t’i thyhet shpina”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat