Dhuna në qiellin turk: Rusia tregon se ka pas gabim me “navigacionin”

Bota

Dhuna në qiellin turk: Rusia tregon se ka pas gabim me “navigacionin”

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 16:15

Siç u njoftua para pak çastesh se një aeroplan ushtarak rus ka dhunuar hapësirat e territorit turk, duke u futur pa paralajmërim, menjëherë ka reagur ushtria ruse duke e quajtur veprimin si gabim nga udhërëfyesi dhe navigimi, njofton Hyrriet nga burimet ruse, transmeton Bota sot.
Pas futjes së aeroplanit rus në Turqi, ai menjëherë është ndjekur nga dy aeroplanë ushtark turq që kanë detyruar të largohet menjëherë. Sipas ekspertëve, aeroplani rus ka hyrë disa qindra metra ndër kufijtë turk.
Kryeministri turk, Davutoglu, ka thënë se në raste tjera do ketë masa më të rrepta sipas ligjit tonë të mbrojtjes, duke mos hedhur poshtë mundësinë e sulmit.
“Te ne kontrollohet edhe zogjtë që kalojnë kufirin,” tha metaforikisht kryeministri./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat