Erdogan në Bruksel për bisedime për migrantët

Bota

Erdogan në Bruksel për bisedime për migrantët

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 14:25

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, takohet sot në Bruksel me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian për bisedime urgjente për krizën e migrantëve dhe për luftën në Siri, e cila po prodhon shumë refugjatë.

Kjo vizitë po bëhet në periudhën kur 630 mijë njerëz kanë hyrë ilegalisht në Bashkimin Evropian këtë vit, shumica prej tyre duke kaluar nëpër Turqi, dhe kur raportohet se në Gjermani mund të arrijnë afro 1.5 milion azilkërkues në vitin 2015.

Të ballafaquar me krizën më të keqe të refugjatëve prej Luftës së Dytë Botërore, Brukseli dhe Ankaraja pritet të diskutojnë për planin, sipas të cilit Turqia do tu bashkohej patrullave të rojës bregdetare të Greqisë, në pjesën lindore të Egjeut, që do të koordinoheshin nga agjencia e kufijve Frontex e BE-së, raporton AFP nga Brukseli.

Sot më vonë gjatë ditës, pritet që Edrogan të takohet me presidentin e BE-së, Donald Tusk, presidentin e Komisionit Evropianm, Jean-Claude Juncker, dhe me shefin e Parlamentit Evropian, Martin Schulz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat