Stuhitë “apokaliptike” në Francë lënë 16 të vdekur e mijëra shtëpi të shkatërruara (Foto)

Bota

Stuhitë “apokaliptike” në Francë lënë 16 të vdekur e mijëra shtëpi të shkatërruara (Foto)

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 19:48

Stuhitë “apokaliptike” dhe përmbytjet në jug-lindje të Francës kanë lënë 16 viktima dhe mijëra shtëpi pa energji elektrike.

Qindra pushues gjithashtu kanë mbetur të bllokuar. Shiu i pothuajse dy muajve ra vetëm në pak orë të shtunën (3 tetor) në darkë në Cote d’Azur.

Shirat bënë që lumi Brague të dilte nga shtrati, lum i cili shtrihet në qyteza të populluara të Kanës dhe Nisës.

Rrugë të tëra janë përfshirë nga dallgë me ujë me baltë që kanë shkatërruar shtëpitë e makinat e njerëzve në rivierën franceze.

Disa të prej të vdekurve janë dhe personat që u strehuan në makinat e tyre duke menduar se mund të jenë më të sigurt.

Presidenti francez, François Hollande u takua me banorët, shtëpitë e të cilëve janë shkatërruar nga fatkeqësia natyrore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat