Jerusalem: Palestinezëve nuk u lejohet hyrja në qytetin e vjetër

Bota

Jerusalem: Palestinezëve nuk u lejohet hyrja në qytetin e vjetër

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 18:03

Izraeli nuk i lejon palestinezët që të hyjnë në qytetin e vjetër të Jerusalemit për dy ditë, pasi dy izraelitë janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në sulme të ndara në këtë qytet.

Policia tha sot se se me këtë ndalesë do të përfshihen palestinezët në pjesën lindore të Jerusalemit, ndërsa hyrja do tu lejohet vetëm izraelitëve, turistëve, banorëve të kësaj hapësire, pronarëve të bizneseve dhe nxënësve.

Falja në Xhaminë Al-Aksa do tu lejohet vetëm meshkujve dhe femrave të moshës mbi 50 vjeçare.

Mbrëmë vonë, një palestinez i ka vrarë dy izraelitë dhe e ka plagosur një grua dhe një fëmijë, gjatë një sulmi me armë dhe me thikë.

Grupi militant, Xhaihadi Islamik, tha se sulmuesi ishte anëtar i tij.

Në një incident të ndarë, një palestinez e ka plagosur një kalimtar duke e therrë me thikë në pjesën perëndimore të Jerusalemit.

Të dy sulmuesit janë vrarë nga policia.

Kjo dhunë u bë dy ditë pasi një çift izraelit u vra në Bregun Perëndimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat