Hillary Clinton promovon të drejtat e komunitetit LGBT

Bota

Hillary Clinton promovon të drejtat e komunitetit LGBT

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 11:00

Kandidatja presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Hillary Clinton, e ka paraqitur deklaratën më të fuqishme deri tash në mbështetje të të drejtave të homeseksualëve.

Gjatë një fjalimi të saj të mbrëmshëm para qindra aktivistë ve homoseksualë në takimin vjetor në kuadër të Fushatës për të Drejtat e Njeriut, zonja Clinton tha se ndalja e diskriminimit kundër homoseksualëve, lezbikeve dhe njerëzve me prirje transgjinore, do të jetë shtylla kryesore e administratës së saj.

“Unë po garoj për presidente që të qëndroj për të drejtat fundamentale të amerikanëve LGBT”, tha Hillary Clinton.

Kjo deklaratë paraqet një ndryyshim të zonjës Clinton, e cila e kishte kundërshtuar martesën e personave me gjini të njejtë për më tepër se dy dekada.

Por, tash pikë qendrore e fushatës së saj presidenciale janë të drejtat e barabarta të njerëzve.

Në këtë takim foli edhe zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, i cili po e shqyrton pjesëmarrjen në garën presidenciale, duke thënë se të drejtat e personave transgjinorë janë “çështje e të drejtave civile të kohës sonë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat