Obama: SHBA heton në Spitalin Kunduz

Bota

Obama: SHBA heton në Spitalin Kunduz

Nga: Arben Sylejmani Më: 4 tetor 2015 Në ora: 10:27

Pas bombardimeve të NATO-s në Spitalin Kunduz, ku mbeten të vrarë 12 anëtar të stafit dhe shtatë civil, presidenti Barak Obama ka thënë se Shtetet e Bashkuara ka nisur një hetim lidhur me këtë sulm.

Presidenti Obama ka shprehur ngushëllimet e tij të thella për personat e vrarë, dhe ka thënë se pas mbledhjeve të fakteve do të arrihet te një gjykim përfundimtar.

Edhe ushtria amerikane ka deklaruar se ky sulm ka shkaktuar dëme të mëdha dhe viktima të civilëve, por sipas tyre qëllimi i këtij sulmi ka qenë një pikë e talebanëve në qytetin e Kunduzit./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat