Vrasësi i Mercer dispononte 13 armë legale

Bota

Vrasësi i Mercer dispononte 13 armë legale

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 07:13

Pas vrasjes në kolegjin amerikan të Oregonit nga Chris Harper Mercer, ku mbetën të vrarë minimum 9 persona dhe rreth dhjetë të plagosur; siç raportojnë institucionet policore në SHBA, vrasësi dispononte 13 armë legale.

Kjo ka shtyrë me siguri edhe presidentin Barack Obama që të kërkojë forcërisht ndalimin e legalizimit të armëve për civilët amerikanë. Kjo e fundit quhet “përdorim politik” dhe kundërshtohet nga konservatorët republikanë.

Prej masakrës së Newtonit në Dhjetor 2012, në Amerikë janë vrarë 142 persona nga gjuajtjet me armë nëpër shkolla. Kjo ka ngritur mjaft frikën dhe ka prekur masat për të marrë veprime më konkrete./ Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat