25 vite nga ribashkimi i Gjermanisë, Merkel: Gjërat funksionuan

Bota

25 vite nga ribashkimi i Gjermanisë, Merkel: Gjërat funksionuan

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 18:09

Gjermania mbush sot një çerek shekulli si një komb i ribashkuar. Pjesa Lindore dhe Perëndimore e saj u bashkuan me 3 tetor 1990, duke përmbushur kështu një iniciativë të 11 muajve më parë kur lidershipi komunist i Lindjes u detyrua tw hapte murin e famshëm të Berlinit nga presioni i demostruesve të shumtë që ishin mbledhur pranë tij.

“Po ta marrim në tërësi gjërat funksionuan mirë”,- tha Kancelarja gjatë një videomesazhi në lidhje me datën e shënuar.

Shumë njerëz u shpërndanë në gjithë territorin, treguan entuziazëm për ngjarjen, filluan të mësonin të punonin.

Vendi drejtohet sot nga dy lider që i përkisnin pjesës lindore të vendit siç janë kancelarja Angela Merkel dhe Presidenti i vendit që prej vitit 2012, Joachim Gauck.

Që prej ribashkimit, më shumë se 1.5 triliardë euro u financuan në pjesën lindore të vendit në mënyrë që ky rajon të ringrihej në të njëjtin nivel pas falimentimit të një industrie të vjetëruar.

Edhe pse papunësia vijon të mbetet në nivele të larta në lindje, krahasuar me pjesën perëndimore, hendeku është ngushtuar ndjeshëm.

Premtimi i ish-kancelarit Helmut Kohl, se lindorët do të jetonin në ara të begata nuk duket aq larg ditët e sotme.

Por pavarësisht vështirësive që has vendi, të cilat janë pothuajse të pakonsiderueshme krahasuar me pjesën tjetër të kontinentit, Gjermania sot qëndron më e fortë se fqinjët e saj dhe më e vendosur duke rezultuar si fuqia ekonomike më e madhe në Europë dhe që vitet e fundit ka treguar edhe një ambicie në rritje në rolin e saj politik dhe diplomatik.

Kjo reflektohet më së miri për udhëheqjen e reformave dhe shkurtimin e shpenzimeve në vende si Greqia për t’i shpëtuar krizës së Europës. Nga ana diplomatike gjithashtu vet Merkel dhe se qeveria e saj ka treguar zell në kontrollin mbi krizën e veprimeve të Rusisë në Ukrainë.

Dhe gjatë këtij viti, Gjermania duket se ka përballuar më mirë se çdo vend tjetër europian, misionin e saj për ndihmën ndaj krizës së refugjatëve sirianë, numri i të cilëve këtë vit pritet të kapë 1 milion të ardhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat