Obama akuzon rëndë Rusinë: Po shkatëron më keq Sirinë

Bota

Obama akuzon rëndë Rusinë: Po shkatëron më keq Sirinë

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 01:52

Pas konfirmimit të lajmeve se Rusia po bombardon Ushtrinë e Lirë Siriane, presidenti amerikan, Barack Obama, ka hedhur akuza të qarta dhe të fuqishme kundrejt Rusisë.
“Rusia po përpiqet të shkatërrojë forcat, me qëllim që të zgjasë pushtetin e diktatorit brutal Assad,” tha mes tjerash presidenti amerikan.
“Kjo receptë është fatkeqësi e madhe dhe se forcon tërthorazi milicët terroristë të ISIS,” ka vazhduar më tej ai.
Rusia dhe Irani kanë mbështetur fuqishëm diktatorin Assad, ku së fundi pretendohet edhe futja e ushtrisë iraniane në Siri për të luftuar rebelët sirianë. /Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat