Agresori i Oregonit e kishte paralajmëruar aktin barbar? (Foto)

Bota

Agresori i Oregonit e kishte paralajmëruar aktin barbar? (Foto)

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 21:10

Gjatë ditës së Enjte, agresori Chris Harper Mercer, vrau minimum 9 studentë dhe plagosi rëndë dhjetëra të tjerë. Nëpër media qarkullojnë disa shkrime të portalit, “4chan.org”, në të cilën një person anonim, ku mendohet të jetë Harper, kishte thënë - “Nëse jetoni në Veriperëndim, mos shkoni nesër në shkollë. Unë do e postoj nesër çfare do ndodhë.” Ky postim ishte shkruar në 30 Shtator, ora 23.19; një ditë para aktit barbar.

Shumë persona në chat, e kanë marrë komike shkrimin, duke ju përgjigjur, “mos harro thikën” ose “shko drejt rrugës për tu bërë legjendë”, pa e ditur se nesër do ishte ditë zie për SHBA-në.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dheshkrimit në chat, edhepse tashmë çdo gjë është e qartë./Bota sot



Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat