Rusia kryen sulme të reja në Siri

Bota

Rusia kryen sulme të reja në Siri

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 14:31

Rusia ka thënë se ka kryer sulme të reja në Siri, duke goditur 12 caqe të të ashtuquajturit Shtet Islamik (IS).

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se aeroplanët e saj kanë goditur një qendër të komandës dhe një qendër të komunikimit në provincën Alepo, ashtu si edhe një kamp të militantëve në Idlib.

Megjithatë, nuk ka konfirmime të pavarura se caqet e sulmeve lidhen vërtet me Shtetin Islamik.

Moska ka nisur sulmet ajrore në Siri më 30 shtator.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë thënë se Rusia është duke sulmuar opozitën siriane pa dallim dhe jo vetëm Shtetin Islamik, ashtu siç pretendon.

Perëndimi dyshon se Moska ka për qëllim të forcojë presidentin sirian, Bashar al-Assad.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat