Rrëmben 5-vjeçarin në kopsht, e masakron sipas ritit djallëzor

Bota

Rrëmben 5-vjeçarin në kopsht, e masakron sipas ritit djallëzor

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 13:04

Një burrë, që akuzohej se kishte rrëmbyer një fëmijë 5 vjeç nga kopshti, për ta masakruar sipas një riti djallëzor, u kap nga banorët e tërbuar, të cilët i vunë flakën.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një rajon të Indisë.

Tirumala Rao, 35 vjeç, e kishte marrë fëmijën brenda kopshtit dhe e çoi në shtëpinë e tij.

Atje performoi një lutje, përpara se t’ia priste kokën djaloshit.

Gjakun e tij e mblodhi në një enë dhe spërkati muret e shtëpisë.

Ngjarja u zbulua kur nëna e fëmijës shkoi në kopsht.

E revoltuar, me një grup banorësh, ata shkuan në shtëpinë e Rao dhe e lidhën në një shtyllë, duke i vënë flakën.

Policia e gjeti në gjendje të rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat