Japonia rihap qytetin, dikur radioaktiv

Bota

Japonia rihap qytetin, dikur radioaktiv

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 14:20

Japonia ka ftuar banorët që të kthehen në një qytet, i cili është evakuuar në vitin 2011, pas katastrofës bërthamore në uzinën Fukushima.

Naraha është qyteti i parë që i lejon njerëzit të kthehen përgjithmonë, pas disa viteve punë për dekontaminim.

Në uzinën Fukushima Daiçi ka pasur rrjedhje radioaktive, si pasojë e një tërmeti dhe cunami masiv, në vitin 2011.

Pas fatkeqësisë, të 7,400 banorët e Narahas janë larguar.

Autoritetet e këtij qyteti u kanë dhënë njerëzve mjete përtë kontrolluar nivelin e rrezatimit dhe kanë rindërtuar shërbimet lokale, përfshirë dyqane dhe klinika.

“Ora që ka ndaluar, i ka filluar tik-taket”, ka thënë kryetari i Narahas, Yukiei Matsumoto.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat