Pas vdekjes së Alan Kurdit, shtohen ndihmat për refugjatët

Bota

Pas vdekjes së Alan Kurdit, shtohen ndihmat për refugjatët

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 14:11

Imazht e trupit të pajetë të Aylan Kurdit, tre vjeçarit të mbytur bashkë me të ëmën dhe vëllanë në ujërat turke, ka çuar në një shtim të menjëhershëm të ndihmave për refugjatët. Trupi i foshnjës nga Siria u nxor nga deti në një breg të Bodrumit, në Turqi.

Migrant Offshore Aid Station me seli në Maltë, është shprehur se kjo organizatë zakonisht merr 10.000 euro donacione në ditë. Zëdhënësi i MOAS, Christian Peregrin tha për “AFP”-në: “Por pasi fotoja e fëmijës së shtrirë të pajetë në brigjet turke bëri xhiron e botës, niveli i dhurimeve ka mbërritur në 1 milionë euro.

Një pohim të ngjashme ka dhënë për “Loas Angeles Times” edhe organizata jo qeveritare e krishterë, World Vision. Menjëherë pas shpërndarjes së fotos së dhimbshme në rrjetet sociale, zemrat e mijëra njerëzve anembanë globit reaguan në mbrojtje të emigrantëve.

Donacionet për emigrantët janë trefishuar. Një tjetër organizatë bamirësie me qendër në Shtetet e Bashkuara, “Islamic Relief”, raportoi rritje të donacioneve me 100%.

Ndërkohë, mbi 100.000 dollarë ka marrë UNHCR përmes faqes së saj të donacioneve globale, çka i detyrohet edhe kjo sipas gjasave, dhimbjes së përjetuar nga fotoja tragjike.

Fatkeqësia e familjes nga qyteti kurd i Kobanës e përjetësuar në celuloid ka shërbyer për këshillin hollandez të refugjatëve, si një katalizator masiv për mobilizimin e dhurimeve. "Tani njerëzit e kuptojmë që duhet të bëjmë më shumë për personat në nevojë", tha për “AFP”-në një prej punonjësve të këshillit.

Megjithatë, që përpara se imazhet tronditëse të mbushnin faqet e para të gazetave ndërkombëtare, Gjermania kishte regjistruar një rritje të simpatisë për të ardhurit.

Në momentin kur qindra emigrantë u bllokuan në Hungari, shoqatat gjermane të bamirësisë u mbytën siç thonë me ushqime, veshje dhe lodra, të cilet t'iu shpërndaheshin familjeve të refugjatëve kur të mbërrinin në Mynih.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat