Arabia Saudit përshëndet marrëveshjen bërthamore të Iranit

Bota

Arabia Saudit përshëndet marrëveshjen bërthamore të Iranit

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 11:04

Arabia Saudite është shprehur e kënaqur me sigurinë që e kam marr nga presidenti amerikan Barak Obama , rreth marrëveshjes bërthamore me Iranin. Sipas tyre kjo marrëveshje siguron paqe dhe stabilitet në Lindje të Mesme.

Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir ka folur pas takimit mes presidentit Obama dhe Mbretit Salman, në Washington.

Adel al-Jubeir ka thënë se vendi i tij shpreson që Iranianët do të përdorin të hollat shtesë për fondet zhvillimore në vend, se për aktivitet tjera, të cilat ai i ka cilësuar si jo të mira.

Shumë analistë mendojnë se vendet e Gjirit Arabë frikësohen se heqja e sanksioneve, sipas marrëveshjes së arritur në korrik, do t’i lejoj Iranit që të ndjek politika destabilizuese për rajonin e Lindjes së Mesme.

Të dy liderët kanë diskutuar edhe për kërcënimet që vinë nga Shteti Islamik dhe zhvillimet politike në këto vende.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat