Jemen: Vriten 45 ushtarë të Emirateve

Bota

Jemen: Vriten 45 ushtarë të Emirateve

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 10:16

45 ushtarë të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe 5 të Bahrejnit, janë vrarë në përlejshje të armatosura në Jemen, nga grupi i mbështetur nga Irani, Houthi. Këto janë humbjet më të rënda të koalicionit kundër rebelëve të Houthis, prej kur ka filluar kampanja kundër tyre në Mars e udhëhequr nga Arabia Saudite.

Ushtarët e Emirateve janë vrarë në qytetin e Maarib, 120km në lindje të kryeqytetit Sana, nga një shpërthim në bazën e tyre.

Poashtu edhe 5 ushtarë të Bahrejnit janë vrarë në përleshje për të mbrojtur kufirin në Arabinë Saudite, por pa potencuar lokacionin e tyre.

Këto janë humbjet më të mëdha në njerëz për shtetin e Emirateve, prej kur është themeluar Federata në 1971. /Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat