Presion brenda Zvicrës për shtimin e ndihmave ndaj refugjatëve

Bota

Presion brenda Zvicrës për shtimin e ndihmave ndaj refugjatëve

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 08:38

Zvicra do të shtojë shumën e ndihmës për Sirinë, të caktuar më herët. I deleguari i Këshilllit Federal për çështje të ndihmave humanitare, Manuel Bessler ka thënë se do të kërkojë nga qeveria e vendit mjete plotësuese të dedikuara për Sirinë. “Nevojat e popullatës në Siri për ndihma janë gjigante”, ka thënë Bessler në një intervistë dhënë radios SRF.

Ai ka shtuar se shuma prej 50 milionë frangash e vendosur fillimisht këtë vit nga qeveria për Sirinë dhe vendet e saj fqinje, tashmë është dhënë. Prandaj, Bessler është i mendimit se do të ishte e nevojshme një “shumë plotësuese prej 30, 40 ose madje edhe 50 milionë frangash” për këtë destinim.

Zvicra, nga viti 2011 merr pjesë në angazhimin që bashkësia ndërkombëtar ka marrë për t`u dalë në ndihmë viktimave të konfliktit në Siri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat